RISI, RISI 🌞🏛️🌊REST, REST 🌞🏛️🌊
Të dashur anëtarë dhe kolegë/e,
Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Sindikale Posta po organizon një udhëtim në Greqi 🇬🇷, si një mundësi për pushim, relaks dhe kohë të mirë së bashku.
📅 01.05.2026 (e premte) – 03.05.2026 (e
diel)
🕓 Nisja në ora 04:00 (mëngjes)
Ky organizim vjen si vlerësim për angazhimin dhe punën tuaj të përditshme. Falë jush, sindikata jonë vazhdon të jetë e fortë dhe aktive, dhe për këtë arsye mundohemi që përveç mbështetjes në punë, të krijojmë edhe aktivitete ku mund të kalojmë kohë së bashku.
Për qëndrimin kemi përzgjedhur Grand Otel (4★) (grandotel.gr) në Halkidiki, një hotel shumë i mirë me kushte të rehatshme dhe shërbim cilësor. Organizimi është me mëngjes dhe darkë të përfshirë.
Gjatë qëndrimit do të keni mundësi të:
- 🌊 Pushoni, të bëni plazh dhe të shijoni detin
- 🏛️ Vizitoni Selanikun dhe vende të tjera interesante
- 🍽️ Shijoni ushqimin tradicional dhe atmosferën mesdhetare
Ky është organizimi i dytë nga sindikata jonë në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe besojmë që do të jetë një përvojë shumë e mirë për të gjithë. Udhëtimi do të organizohet me autobus komod nga Kompania Turistike Shpejtimi.
👉 Për një organizim sa më të mirë, ju lutemi që rezervimin ta bëni sa më herët, në mënyrë që të kemi mundësi të planifikojmë udhëtimin sa më mirë.
⚠️ Ju lutemi të keni parasysh:
- Pasaporta është obligative për këtë udhëtim
- Sigurohuni që pasaporta të ketë afat vlefshmërie së paku 6 muaj
- Shoqata Sindikale nuk merr përgjegjësi për dokumentacionin e udhëtimit
Mos e humbni këtë mundësi për një fundjavë ndryshe me kolegët!
😄 Mos i harroni shorcet dhe syzet e diellit!
📞 Rezervimet dhe informatat:
Kontaktoni kryetarët e regjioneve tuaja ose në:
044 / 169-148
044 / 169-151
Me respekt,
Shoqata Sindikale e Postës
Dear members and colleagues,
We are pleased to let you know that the Post Trade Union is organising a trip to Greece 🇬🇷 — a chance to rest, relax and enjoy time together.
📅 1 May 2026 (Friday) – 3 May 2026
(Sunday)
🕓 Departure at 04:00 (morning)
This trip recognises your commitment and daily work. Thanks to you, our union stays strong and active — so besides support at work, we also create activities where we can spend time together.
For accommodation we have selected Grand Hotel (4★) (grandotel.gr) in Halkidiki — a very good hotel with comfortable conditions and quality service. The package includes breakfast and dinner.
During the stay you will be able to:
- 🌊 Rest, go to the beach and enjoy the sea
- 🏛️ Visit Thessaloniki and other interesting places
- 🍽️ Enjoy traditional food and the Mediterranean atmosphere
This is our union’s second organised trip in EU countries, and we believe it will be a great experience for everyone. Travel will be by comfortable coach with Shpejtimi Tourist Company.
👉 For the best organisation, please book as early as possible so we can plan the trip well.
⚠️ Please note:
- A passport is required for this trip
- Make sure your passport is valid for at least 6 months
- The trade union is not responsible for travel documentation
Don’t miss this chance for a different weekend with colleagues!
😄 Don’t forget shorts and sunglasses!
📞 Bookings and information:
Contact your regional chairs or:
044 / 169-148
044 / 169-151
Kind regards,
Post of Kosovo Trade Union
Foto nga destinacioni dhe organizimiPhotos from the destination and arrangements