Nënshkruhet bashkëpunimi në shërbim të anëtarëve të Sindikatës POSTACooperation signed in support of POST union members
Shoqata Sindikale POSTA njofton se sot është formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Nutricionit, e përfaqësuar nga Dr. Bahri Sopa, ndërsa në emër të sindikatës marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari z. Liridon Mirena.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të ofrojë mbështetje konkrete për anëtarët tanë në drejtim të përmirësimit të shëndetit, mirëqenies dhe energjisë në punë, përmes shërbimeve profesionale në fushën e nutricionit dhe dietologjisë.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, anëtarët e sindikatës përfitojnë një ofertë të veçantë me kushte të favorshme, e cila përfshin:
- Analiza të detajuara të përbërjes trupore (BMI, përqindja e yndyrës, balanca trupore)
- Interpretim profesional të rezultateve dhe këshilla konkrete
- Konsultime me ekspertë për përmirësimin e stilit të jetesës dhe ushqyerjes
Ky bashkëpunim synon të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së secilit anëtari, duke kontribuar në një staf më të shëndetshëm, më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për sfidat e përditshme në punë.
Shoqata Sindikale POSTA mbetet e përkushtuar që përmes iniciativave të tilla të sjellë përfitime reale për anëtarët tanë.
Për informacione shtesë mbi këtë marrëveshje dhe mënyrën e përfitimit, ju ftojmë të kontaktoni sindikatën.
Së bashku kujdesemi për shëndetin dhe të ardhmen tonë!
The POST Trade Union announces that a cooperation agreement with the Nutrition Center, represented by Dr. Bahri Sopa, has been formalized today; on behalf of the union, the agreement was signed by Chair Liridon Mirena.
The aim of this cooperation is to provide concrete support for our members in improving health, wellbeing and energy at work, through professional services in nutrition and dietetics.
Under this agreement, union members benefit from a special offer on favourable terms, which includes:
- Detailed body composition analysis (BMI, fat percentage, body balance)
- Professional interpretation of results and practical guidance
- Consultations with experts on improving lifestyle and eating habits
This cooperation aims to have a direct impact on each member’s wellbeing, contributing to a healthier, more resilient and better prepared team for everyday challenges at work.
The POST Trade Union remains committed to delivering real benefits for our members through initiatives such as this one.
For more information about this agreement and how to benefit, please contact the union.
Together we look after our health and our future!