← Kthehu te aktivitetet← Back to activities
LajmNews

Bonusi del në llogari: Posta shpërblen punëtorët në janarBonus paid out: Post rewards workers for January

Flotë skuterësh elektrikë të Postës së Kosovës të parkuar para objektit, me flamur promovues të Postës.

Shoqata Sindikale «POSTA» ka njoftuar se bonusi i kërkuar nga sindikata është realizuar dhe do të ekzekutohet me pagën e muajit janar për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës, raporton Kujdestari.info.

Sipas njoftimit drejtuar anëtarëve, realizimi i bonusit është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm sindikal dhe i qëndrimit të përbashkët në mbrojtje të interesave të punëtorëve.

«Sindikata falënderon të gjithë anëtarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkimi dhe solidariteti janë çelësi i arritjes së rezultateve konkrete», thuhet në njoftim.

Po ashtu, sindikata ka shprehur mirënjohje edhe ndaj menaxhmentit për bashkëpunimin, ndërsa ka inkurajuar punëtorët që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e organizimit sindikal.

«Bashkë jemi më të fortë», përfundon njoftimi i Sindikatës POSTA, e cila e cilëson veten si zëri i fuqishëm i punëtorëve të PK Sh.A.

Burim: Kujdestari.info

The Post Trade Union has announced that the bonus requested by the union has been delivered and will be paid with January’s salary for all workers at the Post of Kosovo, Kujdestari.info reports.

According to the notice to members, paying the bonus reflects ongoing union engagement and a shared stance in defending workers’ interests.

“The union thanks all members for their trust and continued support, stressing that unity and solidarity are the key to achieving concrete results,” the notice states.

The union also expressed appreciation to management for its cooperation, and encouraged workers to remain active in the union organisation.

“Together we are stronger,” concludes the POST union’s notice, which describes itself as a strong voice for workers at PK JSC.

Source: Kujdestari.info